Dritëro Agolli: Vdekja e nënës

adhuroj gratë poezi nga dritero agolli observerkult

Poezi nga Dritëro Agolli

U zvogëlua nëna dhe u tret e gjitha,
U bë si pulëbardhë e lehtë
Dhe një mëngjes pa zbardhur ende drita
Rënkoi e fluturoi mbi retë.

Andej u fsheh si ylli Afërdita
Dhe ne pastaj s’e pamë, pastë ndjesë!
Veç ndodh që valë e ëndrrave të trishta
E sjell në breg të shtratit tim si shpezë.

ObserverKult


Lexo edhe:

NJË LETËR E DRITËRO AGOLLIT PËR MOIKOM ZEQON: ASNJËHERË NUK KAM QENË I LIRË

Vajza e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli, Elona Agolli ka shpërndarë në rrjetet sociale një letër të babait të saj drejtuar të ndjerit Moikom Zeqo:

Nga Letër e Dritëroit për Moikomin …

Persiatje për Lirinë, poetin dhe poezinë, poezinë dhe lexuesin… dhe konkluzioni mbi raportin e lirisë me poezinë e poetin …

I dashur Moikom,

Unë kam menduar shumë për Lirinë. Ashtu si ti, unë e dua shumë këtë gjë të pakapshme dhe abstrakte.

Dhe gjithmonë kam synuar drejt saj e asnjëherë nuk e kam kapur. Asnjëherë nuk kam qenë i lirë. Nëse kam qenë i lirë nga klubi, më ka vënë prangat gruaja; nëse kam qenë i lirë nga poezia, më ka vënë zinxhirët mjerimi; nëse kam qenë i lirë nga bashkëkohësia, m’i ka vënë hekurat tradita …

Tekstin e plotë e gjeni KËTU