Nga E. E. Cummings
mendja ime është
copë e madhe e asgjësë së pandreqshme që prek dhe shijon dhe nuhat
dhe dëgjon dhe sheh vazhdon së godituri dhe sё ciflosuri me mjete të mprehta
fatale
në një agoni të gdhendjeve sensuale unë i zbatoj përdredhjet e kromit dhe i realizoj
përparimet e kobaltit
megjithatë
ndiej se me zgjuarësi jam duke ndryshuar dhe ngapak po bëhem
diçka paksa më i ndryshëm, në fakt
unё vetё
Prandaj i pafuqishëm po lёshoj piskama jargavani dhe rёnkime skarlatine.
Pёrktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe:
E. E. CUMMINGS: “BUKUR MOTI Ç’PREJ SE ZEMRA IME KA QENË ME TËNDEN”
oezi nga E. E. Cummings
bukur moti ç’prej se zemra ime ka qenë me tënden
e mbyllur nga duart tona të bashkuara nëpër
errësirë ku dritat e reja fillojnë dhe
zmadhohen,
ç’prej se shpirti yt është futur në
buzët e mia si një i huaj
në rrugët dhe ngjyrat e një qyteti –
se ndoshta kam harruar
si, gjithmonë (nga
këto vrazhdёsi të pangeshme
të trupit) Dashuria
sajon veprimin e Saj më të shkallëzuar,
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult