Kostas Uranis: Nuk dua tjetër…

adrian arial

Nuk dua tjetër, veç të rroj si lisi nëpër pyje,
që shushurin nga flladi i lehtë mëngjeseve të prillit,
në një pejsazh të qetë, të butë, të larë me dritë ndën yje,
me lulëkuqet në ngjyrë all, erën e kamomilit.

Nuk dua tjetër, veç të rroj si lulja në k’ të jetë,
që çeli syrin vezullor nga dimri i butë, i shtruar,
n’ atë pezulin fukara, plot diell, që të ketë,
një mur të lyer në të bardhë dhe me një gardh qarkuar.

O Zot! Më lër që të jetoj si njëri ndër milionat,
nga reja e insekteve që dehen nga një rreze,
dhe që shkojnë jetën me plot gaz, nektarin kanë për meze,

larg njerëzimit, në vetmi, në një shtëpi bardhoshe,
edhe të kem brenda në shpirt paqen e pleqërisë,
dhe thellë në zemër, mirësinë pa fund të varfërisë.

Shqipëroi: Arqile Garo

*Titulli i origjinalit: “Vita Nuova”

LEXO EDHE: KOSTAS URANIS: TA DIJE SI E PRISJA UNË, E DASHUR ARDHJEN TËNDE…