E konfirmon ministri Çeku: Në “Ulpianë” zbulohet një dedikim i fuqishëm nga Perandori Justinian

Në hapësirën e Parkut Arkeologjik “Ulpiana” është zbuluar sot një dedikim i fuqishëm nga Perandori Justinian.

Kështu ka njoftuar ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

Bëhet me dije se mbishkrimi paraqet një dëshmi të rrallë që e dëshmon afërsinë e perandorit ndaj provincës së origjinës.

Ky është njoftimi i plotë i Hajrulla Çekut:

Një zbulim që formëson historinë, një dedikim i fuqishëm nga Perandori Justinian është zbuluar në Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana.

Ekipi i arkeologëve në përbërje nga Christophe Goddard, Arben Hajdari e Milot Berisha gjatë hulumtimeve shkencore kanë zbuluar një mbishkrim monumental me rëndësi të jashtëzakonshme historike nga Perandori Justinian (527-565) i qytetit Justiniana Secunda, i përshkruar si qytet Dardan, një qytet në provincën e Dardanisë (krijuar nga paraardhësi i tij Diokleciani në fillim të shek. IV pas e.s.) dhe i kishës së tij.

Mbishkrimi paraqet një dëshmi shumë të rrallë dhe dëshmon afërsinë e perandorit ndaj provincës së origjinës. Kisha paraqet një prej zbulimeve më të mëdha të Perandorisë së vonshme romake dhe perandorëve më të rëndësishëm.

ObserverKult


Lexo edhe:

“ULPIANA” LARG KRITEREVE SI PARK ARKEOLOGJIK, RREZIKON TË MBETET PA ROJË

azin për t’u ngrohur në kabinën e vogël në hyrje të parkut arkeologjik “Ulpiana” e paguajnë vetë. Por bombolën, e cila në njërën anë u shërben të ngrohen e në tjetrën ua rrezikon shëndetin, nuk e kanë ndezur ditëve të fundit. Gjashtë të angazhuarit për rojë e mirëmbajtje të Parkut kanë hyrë në muajin e tretë pa paga.

Ministria e Kulturës nuk i ka kryer detyrimet që dalin nga kontratat mujore, që i nënshkruajnë punonjësit e “Ulpianës”. Me vonesa të pagave ata përballen tash e më shumë se një vit. Këto halle burojnë qysh prej pjesës së dytë të vitit 2018, kur Zyra Kombëtare e Auditimit konstatoi se llogaritë e institucioneve vartëse të Ministrisë së Kulturës nuk ishin të autorizuara nga Thesari i shtetit.

Si pasojë llogaritë në bankat komerciale ishin mbyllur. Krejt pagesat bëhen nga Divizioni i Financave në Ministrinë e Kulturës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult