Artistja e madhe, Nexhmije Pagarusha, e ngriti muzikën shqiptare në tjetër nivel. Kur flitet për të, përdoren epitete superlative si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë të tjera.
E lindur në maj 1933 në Malishevë, Nexhmije Pagarusha kishte filluar karrierën e saj muzikore në vitin 1948 në Radio Prishtinë. Më 1984 ajo përmbylli karrierën si këngëtare.
Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e pakufishëm.
Përveç këngëtare, ajo ishte edhe aktore filmi e teatri. Për vlerat e punës ajo është nderuar me çmimin “Nderi i Kombit” nga presidenca e Shqipërisë, ndërsa presidenca e Kosovës i ndau çmimin “Artiste e Merituar”.
Nexhmije Pagarusha, vdiq në moshën 86-vjeçare, më 7 shkurt të vitit 2020.
La pas vetes plot pesë albume e 88 këngë, prej tyre më të njohurat “Baresha” dhe “Zambaku i Prizrenit”.
Do të mbahet mend si një model referimi për brezat e rinj të artistëve, një yll i pashuar i muzikës shqiptare.
Repertoari i bilbilit të këngës, Nexhmije Pagarusha është i begatshëm dhe vështirë mund të përcaktosh se cila prej këngëve të saj të godet më shumë.
Kryesisht e identifikojnë me “Bareshën”, por ka edhe aq shumë këngë tjera që mbajnë vulën e zërit të saj, sa që nuk shijojnë kur i dëgjon të kënduara nga dikush tjetër.
Ju ftojmë të dëgjoni disa prej tyre:
Baresha
E kujtoj atë takim
E dehur jam
O moj bukuroshe
Unë ty moj të kam dashtë
ObserverKult
———————
Kliko edhe:
NEXHMIJE PAGARUSHA: TI T’MOS ISHE, NUK DO T’ISHTE AS KJO KANGË (TEKSTI DHE KËNGA)