Nga Ardian Ndreca
Drejtoresha e Teatrit “Migjeni”, Rita Gjeka, kërkoi ndjesë (histori e disa kohëve më parë) për gjestin joqytetar që iu ba Tano Banushit 25 vjet ma parë, tue mos lejue homazhe në teatër e tue ia mbyllë dyert kortezhit mortor.
Asht i qartë për të gjithë dimensioni artistik dhe kontributi i këtij artisti shkodran.
Pashë dikund në fa cebook se Tanoja akuzohej edhe si oficer i sigurimit për krime dhe tortura në vitet e para të regjimit e për këtë gja citohej libri “Çinarët” i Át Konrad Gjolajt.
Librin e kam pasë lexue kur ka dalë por nji gja të tillë s’e kujtoja.
E rilexova, se veç mirë ban, dhe pashë se Tanoja citohet tri herë, në ff. 35, 104, 106.
Në asnjenin vend s’flitet për tortura dhe krime të tmerrshme të pandehuna të tijat.
E kuptoj që fa ce book s’asht as voter historianësh dhe as qendër erudicioni, por shpifja asht nji mjet i ulët për me prozhmue këdo, qoftë edhe nji mbështetës të sinqertë të regjimit monist siç ishte aktori në fjalë.
Shpifësat janë të gjithë njilloj, nën çdo regjim, prandaj për ta jeta nën nji regjim apo nën nji tjetër asht e njejtë, ndryshon veç entiteti i damit që shkaktojnë.
P.S. E thanun si kot: në vitet e para të regjimit në Shkodër ka qenë aktiv në trupa gjykuese kap. Gjon Banushi… çka me saktësue, analfabetizmi ma i rrezikshëm asht ai i pjesshmi./vjosa.net
ObserverKult
Lexo edhe:
TANO BANUSHI: MË E TRISHTUAR SE NJË BUZËQESHJE E TRISHTUAR, ËSHTË TRISHTIMI QË NUK BUZËQESH
“Buzëqesh gjithmonë. Edhe nëse buzëqeshja jote është e trishtuar, sepse më i trishtuar se një buzëqeshje e trishtuar, është trishtimi që nuk buzëqesh”.
Më shumë se një maksimë, ky është lajtmotivi që e udhëpriu atë në përjetësi dhe na u servir si një bujari. Po ashtu bashkëkohësve të tj dhe brezave.
Humori shkodran është pjesë organike e traditës sonë. Është manifestim i një vullnese të kurajshme që sfidon kohën dhe sprova më dinjitoze e trashëgimisë.
Ajo ka kapluar vite për të mbërritur deri në të tashmen e nevojës. Kjo për t’u ushqyer me mëkimin e atij shpirti lirie dhe hareje.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult