Edi Shukriu: Naltësisë suaj

Poezi nga Edi Shukriu

Thua se më njeh,
se na njeh,
se…

Mos u zemëro që të them,
po Ti më gënjen…

E dij, ti më sheh si njeri,
po vallë, a din çka ndjej?

E përcjell turmën kur kalon,
po ke menduar si jeton?

S’të kam parë kurrë,
por të njoh më mirë se ti mua.
Si ti, kush s’do t’jetojë n’re të bardha,
të flutrojë në gëzime t’arta?

Dëshirojmë t’gjithë
por jo mbi mjerimin,
ëndrrojmë t’gjithë
por jo mbi trishtimin.

Ti atje “që më njeh”,
eja, dergju këtu me mua, me ne…
se vetëm atëhere do të njihemi, do të na njeh.

ObserverKult

Lexo edhe:


EDI SHUKRIU: FATI QË NUK ISHIM ZOGJ