Edicioni i tretë i Festivalit të Letërsisë “ZaNa”: Hapet thirrja- tani mund t’i dërgoni poezitë

Festivali i Letërsisë “ZaNa” ka njoftuar për hapjen e thirrjes për paraqitje poezie, këtë herë “me një qasje më të gjerë me autorë vendas dhe gjithashtu nga rajoni i Ballkanit”.

Në këtë edicion, të tretin me radhë, do të përzgjedhen “12 poetë të cilët përfaqësojnë më së miri temën e reflektimit të vetvetes”.

“Luteni t’i dërgoni 3 deri në 5 poezi, dhe i mirëpresim të gjitha stilet dhe format e poezisë”, pohojnë organizatorët nëpërmjet një njoftimi të postuar në faqen e tyre në ‘Facebook’.

Të gjithë poetet/poetët e zgjedhur nga juria do të publikohen në Libër Poezie ‘ZaNa’ dhe do të ofrohet përkthim të veprave të zgjedhura në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe.

Organizatorët bëjnë me dije se ka edhe një tarifë subvencionimi për secilin poete/poetë që zgjidhet në këtë edicion. Afati për paraqitjet është (18.02.2023) dhe poezitë mund të dërgohen KËTU.

ObserverKult


Lexo edhe:

(VIDEO) FESTIVALI POETIK I PRISHTINËS/MBRËMJA E MADHE POETIKE