Edlira Ramaj: Klithmë

Unë jam ditët në kalendar
Që veshur janë prej vitesh me vjeshtë
Në stacion të pritjeve, pa radhë
Shurdhon, Sahat Kulla që heshtë

Unë jam akrep i ndalur në kullë të qytetit
Ndalur në pakohën e orëve pafund
Kumbonë e viteve si klithmë e lebetit
Mbi erat e ashpëra që frikërat i tund

Unë jam kalldrëm i mbetur në çarshinë e vjetër
Mbetur për habinë e gurëve të njomë
Mbi ditët e numëruara, edhe një ditë tjetër
Si duhi e shpirtit ku shpresa rrnon

Unë jam lumë i dalur nga shtrati
Për fajin e shiut të rrëmbyer
E gjithë s’i dhash vetës ç’m’i dha fati
Përkundur në djepin e fatit të fyer.

ObserverKult


Lexo edhe:

EDLIRA RAMAJ: VAJTO, E DASHTUN, VIOLINË…