Ah kur të mendoj krejt filikat,
Në shpirtin tim qan zëri yt,
E ardhmja jote është sopatë
Që më copëton, shqyen e mbyt.
Tingulli yt i dhimbshëm,
Ky yll i i zi e zezë kometë,
Më duket krejt i paarritshëm,
I ëndërrt ndonëse i vërtetë.
Prandaj vajtoj si qiell jetim
Që kërkon paqen e vrarë,
Si ndërgjegje që fsheh një krim
Nga vetvetja ankth i marrë.