Eduardo Fuentes: Nuk e kuptoja dot se ku e gjente atë të mallkuar buzëqeshje që s’i ndahej nga fytyra tërë ditën

mendoja
Foto ilustrim

“Kalderoni” nga Eduardo Fuentes

“Tani nuk ke ku shkon”, më tha kur më ftoi në shtëpinë e vet. Duhet të ketë ndonjë shtëpi madhështore, ndonjë televizor gjigant dhe ndonjë grua të mrekullueshme, mendova.

Por, jo. Shtëpia e tij, gjërat e tij dhe gruaja e tij ishin tejet të zakonshme. Njësoj si unë ishte edhe ai: me një kostum dosido, mezi paguante faturat, punonte shumë orë në ditë, lëvizte me autobus, nuk pinte cigare, nuk përdorte asnjë lloj pije dhe qe bërë baba qysh 20 vjeç.

Edhe rrogën e kishte njësoj si unë. Ajo që nuk dija dhe që nuk e kuptoja dot ishte se ku e gjente Kalderoni atë të mallkuar buzëqeshje që s’i ndahej nga fytyra tërë ditën”.

Në shqip nga: Bajram Karabolli

ObserverKult


besim zymberi

Lexo edhe:

BESIM ZYMBERI: Ç’IKU, S’KTHEHET MË PËRSËRI

Poezi nga Besim Zymberi

S’them dot se kam ndryshuar
Ndonjë rrudhë aty-këtu
Ca thinja-si dëborê e vonuar
S’jan’ që t’më thoni:-Ç’u bëre kështu…

Apo ju ndryshe mendoni
Sa pëshpërisni:-Jo, s’është ky ai
S’u hidhërohem dhe po t’ma thoni
Se ç’iku s’kthehet më përsëri

S’ka gjë, jeta të zbret në hullitë
Nëpër lëkurë thërrime-thërrime
Por, kur e thon’ vetë perënditë
Ç’të bësh pos të zbresësh në kujtime

Aty ku copëza malli shtrirë rrinë
Dhe unë i zgjoj pa ndonjë trazim
Ndoshta s’bëhet pa ndonjë psherëtimë
Kur s’mbledh dot të tërë portretin tim

Por, ti merak s’ke se pse të vuash
Në do të më shohësh diku përsëri
Sepse, s’kam ndryshuar aq sa të thuash
Ç’u bë me të…Ky, nuk është ai…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult