Eduardo Galeano: Frikë nga të vdekurit… frikë nga të jetuarit…

Eduardo Galeano_ vdesim

Dy poezi nga Eduardo Galeano:

SISTEMI

Funksionarët nuk funksionojnë.
Politikanët flasin por asgjë nuk thonë.
Votuesit votojnë por nuk zgjedhin.
Mjetet e informacionit dezinformojnë.
Qendrat e arsimit se si të injorosh të mësojnë.
Gjykatësit dënojnë viktimat.
Ushtarët janë në luftë kundër bashkëkombasve të tyre.
Policët nuk i luftojnë krimet, sepse janë të zënë duke i kryer ato.
Dështimet socializohen, fitimet privatizohen.
Është më e lirë paraja se njerëzit.
Njeriu është në shërbim të gjërave.

FRIKA GLOBALE

Ata që punojnë kanë frikë se mos e humbasin punën.
E ata që nuk punojnë kanë frikë se nuk do të gjejnë punë.
Kush nuk ka frikë nga uria, ka frikë nga ushqimi.
Shoferët kanë frikë që të ecin dhe këmbësorët kanë frikë se do t’i shkelin.
Demokracia ka frikë që të kujtojë dhe gjuha ka frikë që të thotë.
Civilët kanë frikë prej ushtarakëve. Ushtarakët kanë frikë nga mungesa e armëve.
Armët kanë frikë nga mungesa e luftës.
Është koha e frikës.
Frikë e gruas nga dhuna e burrit dhe frikë e burrit nga gruaja e pa frikë.
Frikë nga hajdutët e frikë nga policia.
Frikë prej derës pa çelës.
E kohës pa orë.
E fëmijës pa televizion.
Frikë e natës pa kokrra të gjumit dhe e mëngjesit pa kokrra për t’u zgjuar.
Frikë nga vetmia e frikë nga mizëria.
Frikë nga ajo që ishte.
Frikë nga ajo që do jetë.
Frikë nga të vdekurit.
Frikë nga të jetuarit.

Në shqip: Manjola Brahaj

ObserverKult

Eduardo Galeano

Lexo edhe:

MANJOLA BRAHAJ: DASHNIA E TYNE ISHTE ENGJËLLORE DHE E MARRË..

Buzët e tij kishin shtrëngue randshëm gjinin e saj dhe e thithnin dhe e thithnin pa fund. Nuk kish të ngopun, s’dinte me u ndalë. I ngjitej për kurmi nji kënaqësi e papërshkueshme, e magjishme, e mistershme, e paprovueme ma parë. Ai ia thithte, mandej ia lëshonte, ia miklonte, ia lëpinte dhe prap ia thithte, për me ia kafshue kushedi sa herë rresht.

Ishin të varun prej njani-tjetrit, pjesë e njani-tjetrit. Duert e saj të mëdha mjeshtrisht e ftonin, e përcillnin, si duer eksperteje…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU