Nëse është dashuria krim,
jam kriminel i shquar,
pa do vazhdoj krime të bëj,
dhe nuk pendohem, s’ të gënjej,
pse të kam dashuruar.
Dhe nëse dashuria qënka faj, mëkat,
cili do ta gjykojë, kush malukat?!
Nëse është dashuria krim,
veç zemrat e tregojnë,
pra bëmëni dhe mua zhele,
me ato zemra kriminele,
që vuajnë dhe rrënkojnë.
Dhe nëse dashuria qënka faj, mëkat,
cili do ta gjykojë, kush malukat?!
Shqipëroi: Arqile Garo
janar 2020