Eli Fara: Nuk e duroj këtë vetmi… (teksti dhe kënga)

Interpreton Eli Fara

Bie një gjeth, qielli po qan
shkuan të gjithë dhe vetëm më lanë
nuk vjen njeri të më trokas
për dashuri një fjalë të më flasë.

Je vetëm ti je vetëm ti
ai që sjell veç dashuri
nuk e duroj këtë vetmi
pa dashuri pa dashuri.

Kjo stinë e trishtë sa shumë më tremb
kur nuk kam pranë imazhin tënd
do vi një ditë ndoshta e dielë
në qiellin tim të sjell pak diell.

Je vetëm ti je vetëm ti
ai që sjell veç dashuri
nuk e duroj këtë vetmi
pa dashuri pa dashuri.

Dhe frynë një erë gjethet i shkund
shpresat dhe ëndrrat i përkund
dhe shiu qan dhe vetëm qan
dhe loti tij sa shumë i ngjan…

———————————————————————————————–

LEXO EDHE:

ELI FARA: ZEMRËS TIME UNË NJË ZEMËR DO T’I GJEJ (TEKSTI DHE KËNGA)

Nata mbuloj tani,
gjysma ime vetëm rri,
Shpirtin po fryn veri,
fati më mban mëri,
aj,aj,aj,aj…

Me fatin dua që të loz,
Me fatin do të bëj ujdi,
Me fatin vetëm për një natë
Dua të pi…

Vetëm, vetëm sonte,
vetëm, vetëm sonte,
do ta bej një marrëzi,
sytë me tymin e cigares do t’i mbyll,
gishtin do ta vë tek ti.
Vetëm, vetem sonte,
vetëm, vetëm sonte,
natës helmin do t’ia pi,
zemrës time unë një zemër do t’i gjej,
gishtin do ta vë tek ti.

Ti moj hënë mos perëndo,
Rri me mua e mos shko,

Me fatin dua që të loz,
Me fatin do të bëj ujdi,
Me fatin vetëm për një natë
Dua të pi…
Vetëm, vetëm sonte ti.


LEXO EDHE: REAGON ELI FARA PAS THASHETHEMEVE TË KOHËVE TË FUNDIT

Këngëtarja Eli Fara është bërë pjesë e disa lajmeve që qarkulluan kohët e fundit në disa portale, ku thuhej se ka qenë e punësuar si drejtoreshë në Ministrinë e Mjedisit në kohën kur ministër ishte Fatmir Mediu. Eli Fara ka reaguar me një status të gjatë në rrjetet sociale, duke e mohuar këtë gjë dhe duke theksuar se njerëzit që i kanë sajuar këto lajme do të përballen me ligjin…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU