Eli Krasniqi: Me dashtë nuk asht me pasë

eli krasniqi poexzi t'prishtines

Poezi nga Eli Krasniqi

Me dashtë nuk asht me pasë
Mjafton me e ditë që dy copa qielli
Shohin, vështrojnë dhimbën njerzore,
Durojnë, falen, privohen, falin
As nuk flasin për netët e (sh)qetësisë
Veç zemrën jashtë e gdhendin e gurin brenda
e mekojnë.
Me dashtë asht mos me u shfaqë, veç me heshtë
Zvarrë zvarrë netve si bubrreci në tokën e zezë,
pa hetueshem lindjen e diellit me ndjekë,
për me i pa dy copa kaltrie që vështrojnë,
që reshin, qeshin, vransohen.
Me dashtë asht veç me ndje, nji prani n’ajr
Kur gjithçka përreth n’kristale drite e shndërron.

ObserverKult

Lexo edhe:

Eli Krasniqi: Po t’ishte zoti feminist

zotin e paç me veti më thotë nana
po unë hyjnitë moti i kam lanë 
e pashë që nuk asht zoti 
asht burri në tokë
që e krijoi zotin për me më shtypë mue

ku me gjetë një zot që nuk ka gjini 
që nuk e shtron pushtetin mbi mue 
si një burrë seksist 
si një burrë me ego
që kërkon veç atë me adhuru

ose, si një grue burrneshë, që patriarkun e ka përbrendësu
më thotë ‘imani i grues asht shtaga’
më thotë ‘mos e qit kambën mbi kambë se sundon te baba’
më thotë ki frikë zotin e burrin    

a ka zot që nuk më vjen si burrë patriark

po t’ishte zoti feminist
kisha me besu.

ObserverKult