Elida Rusta: M’puth i dashtun!

M’puth i dashtun!
Puthmë këtu mes gjinjve,
mandej shko!
Mbaja hatrin atij që nesër ka me u muros.
Le të zihet fryma si atëherë,
kur unë bima e blertë,
që sa kish msue me ecë
t’bána burrë me puthjen e parë,
e s’mujshe me dal prej shpie
se ishe burrë i puthun.

M’puth i dashtun,
asnji minutë pá ty s’më rrihet,
kam humb në djegien e yjeve
që báhen shi drite për ne.
Puthmë me cigare në buzë,
kámbzbath tê hymë në det.
Notin e mësojmë ma vonë.
M’puth i dashtun
e kqyr qysh ta ruej dashninë prej qelibari,
si grue Ballkani në arkën me erë ftonjsh
e tesha deke,
me dek’ vashë e bukur.
Kur m’puth ti
vdekja nuk vjen nesër.

ObserverKult

Lexo edhe:

ELIDA RUSTA: DIKUJT I NDIHET ERA E KEQE E SHPIRTIT PREJ LARG…

Nuk u lodha shumë atë të shtunë. Punova shpejt. Isha mirë aq sa fillova të fërshëllej si djalë haram nëpër shtëpi. Kështu jam sa herë mendoj ëmbël. Aty nga muzgu dola për të ecur si çdo natë. Arrita deri ku i kam vënë cakun vetes dhe u ktheva. Pak metër larg bibliotekës “Marin Barleti”, tek kisha humbur në nostalgjinë e njërës qoshe të saj, pasi aty më dhuruan lule kur isha studente, pashë një djalë esmer që nuk po m’i ndante sytë. Ishte i veshur si mos më keq dhe dukej i stresuar. M’u bë se po më priste. Në sekonda u vrenjta si grua zakoni e djali po atë moment më foli në anglisht.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult