Elita 5: Do t’ju tregoj një histori që pikon dhimbje e mall… (teksti dhe kënga)

Në fund të viteve të ’80-ta, në Tetovë, u formua një nga rok grupet më njohura shqiptare- Elita 5.

Një grup artistësh, i përbërë prej 5 anëtarësh, kanë arritur të publikojnë disa albume dhe të krijojnë disa nga hitet më të mëdha në skenën muzikore shqiptare.

Ndër gjenerata janë të njohura këngët, si: “Vjeshtë në zemër”; “Alkapone”; “Harroje vetminë”; “Këngët m’i vrave me dashuri”; “Shiu vetëm ty të lagë”; “Dua të vdes”…

Në vazhdim ObserverKult ua sjellë tekstin e këngës “Këngët m’i vrave me dashuri”:

Do t’ju tregoj një histori
që pikon dhimbje e mall për dashuri
por vështirë e kam t’ja nis se s’mundem
atë kohë ta kujtoj e të mos qaj…

Shumë kohë shkova pas saj i shkallmuar
por ajo s’më kuptoj s’ka për t’kuptuar
për të sa shumë këndova për të veten harrova…

Pse? Pse kështu ndodhi
unë kurrë s’do ta mësoj
a linda i mallkuar, a kjo botë e egër ndoshta më mallkoj.
S’mundem, jo s’mundem, s’mundem ta kuptoj
veç do vuaj e do ta këndoj…

Më tradhtoj me shokun tim
a është e vërtetë ky rrëfim.
Tani aspak s’mendoj për të se s’dua
me të fatin tim sërish ta ndaj…

Diçka ndryshoj pa pritur e pa kujtuar
në shokun tim të ngushtë ish dashuruar
për të sa shumë këndova për të veten harrova…

Se unë s’të kuptova ty asnjëherë
se ç’ndodhi me mua ende nuk e di
gjithë këngët mi vrave me dashuri…

Pse kështu ndodhi unë kurrë s’mundem ta mësoj
a linda i mallkuar apo kjo botë e egër ndoshta më mallkoj
s’mundem, jo s’mundem ta kuptoj
veç do vuaj e do të këndoj…

Vuaj, vetëm vuaj, vetëm vuaj e këndoj.

E përgatiti: A. S- ObserverKult

———————

Lexo edhe:

Elita 5: Më lë të qetë të lutem (teksti dhe kënga)

Në mes të natës erdhe
ëndrrat mi prishe ti
për mua ishe e vdekur
e humbur në gjithësi.

Më lërë të qetë të lutem
gjumin ti mos ma prish
qelqi njëherë thyhet
nuk ngjitet sërish.

Dëgjoje pikëllimin
që shpirtin ma copëton
që bie bashkë me shiun
sytë m’i mjegullon…

KËNGËN E PLOTË E GJENI KËTU