Elita 5: E urrej shiun (teksti dhe kënga)

E urrej shiun, nga Elita 5

Në kitarë teli i këputur,
Ndali këngën më të bukur,
Por s’e ndali-
Shiun në këtë qytet.
Ku je buza e paputhur,
Dashuria ime e humbur,
N’mes të rrugës
Unë po lagem vetë…

I harruar si një letër e djegur,
Në këtë rrugë pa adresë kam mbetur…

E urrej shiun kur bie,
Se njëherë ma fiku një zjarr,
Një zjarr dashurie.
I urrej lotët e mi
Veç pse ngjajnë me shiun-
Që më ndau nga ti.

Dashuria ish dikur,
Mbet kornizë pa pikturë,
Që askund nuk e shoh në mur.

I harruar si një letër e djegur
Në këtë rrugë pa adresë kam mbetur.

E urrej shiun kur bie,
Se njëherë ma fiku një zjarr,
Një zjarr dashurie.
I urrej lotët e mi
Veç pse ngjajnë me shiun-
Që më ndau nga ti.

Ti ndoshta ishe një rrufe
Që erdhe shpejt,
Dhe kur shkove, nuk e dita, as e di,
Por këngën edhe shpresën
I le të treten nëpër shi …

ObserverKult

——————————–

Kliko edhe:

ELITA 5: SE UNË S’TË KUPTOVA TY ASNJËHERË… (TEKSTI DHE KËNGA)

Do t’ju tregoj një histori
që pikon dhimbje e mall për dashuri
por vështirë e kam t’ja nis se s’mundem
atë kohë ta kujtoj e të mos qaj…

Shumë kohë shkova pas saj i shkallmuar
por ajo s’më kuptoj s’ka për t’kuptuar
për të sa shumë këndova për të veten harrova…

Pse? Pse kështu ndodhi
unë kurrë s’do ta mësoj
a linda i mallkuar, a kjo botë e egër ndoshta më mallkoj.
S’mundem, jo s’mundem, s’mundem ta kuptoj
veç do vuaj e do ta këndoj…

Kliko KETU për më shumë