Elita 5: Ti mua nuk më do… (teksti dhe kënga)

Në fund të viteve të ’80-ta, në Tetovë, u formua një nga rok grupet më njohura shqiptare- Elita 5.

Një grup artistësh, i përbërë prej 5 anëtarësh, kanë arritur të publikojnë 10 albume dhe të krijojnë disa hitet më të mëdha në skenën muzikore shqiptare.

Ndër gjenerata janë të njohura këngët, si: Vjeshtë në zemër; Alkapone; Harroje vetminë; Këngët m’i vrave me dashuri; Shiu vetëm ty të lagë; Dua të vdes…

Në vazhdim ObserverKult ua sjellë tekstin e këngës “Mos më mërzit”:

Mos më mërzit të lutem shko
dikë tjetër ti dashuro
edhe pa faj mos më akuzo
se ti mua nuk më do.

S’mundem me t’vërtetë
t’i kaloj këto netë
se ti kishe qenë
ëndërr vërtetë.

Do të ishte, sa më mirë
zemra ime plot dëshirë
të të thotë lamtumirë
se shpirti im është shkretëtirë.

ObserverKult

——————

Lexo edhe:

ELITA 5: NËSE SONTE NDIHESH VETËM… (TEKSTI DHE KËNGA)

Nëse sonte ndihesh vetëm
Dhe ke frikë të shohësh ëndrra,
Shuaj dritën, ndize zemrën,
Do t’më gjesh mua brenda.

Dhe lindi kënga e dashurisë
Që kurrë për ty s’do ketë mbarim,
Kjo këngë përjetë mbetet kujtim…

Me ty asgjë nuk do ndërroj
Le t’më falin botën mua,
Çdo vajzë tjetër që e takoj,
Bën më tepër të të dua…

Tekstin e plotëdhe këngën e gjeni KËTU