Edhe sonte jetoj me plagën e vjetër
ndoshta dhimbja do pushoj
do t’pushoj në botën tjetër
dikur do ta dua dikë
por asnjëherë si dikë dikur
atë që zoti s’ma dha
nga njerëzit s’e kërkoj kurrë
Do të pres si herën e parë
unë jam lot që nga sytë e tu jam ndarë
nëse vdes heshtja do të flas
kur shkoj dhe shikimet treten
dhe ne tek ti mbeten.
E kërkoj një shpirt që ndarja e ka vra
dhe mundohem t’i tregoj se çmendem
në këtë botë të verbër çmendem
që s’jam dikush tjetër.
Do të pres si herën e parë
unë jam lot që nga sytë e tu jam ndarë
nëse vdes heshtja do të flas
kur shkoj dhe shikimet treten
dhe ne tek ti mbeten.
E kërkoj një shpirt që ndarja e ka vra
dhe mundohem t’i tregoj se çmendem
në këtë botë të verbër çmendem
që s’jam dikush tjetër.
Kur shkoj me shpresën jetoj, kur shkoj…
ObserverKult
Lexo edhe: