Elizabeth Barrett Browing: Veç për dashuni
Nëse ka me t’u dasht me’m dashunu,
mos e ba për gjà tjetër veç për dashuni.
Kurr mos thuaj:
t’du për buzqeshjën tande,
për shikimin,
për butësinë e të folunit,
mënyrën e t’mendumit krejt t’puthshëm me t’imin,
që ditës time i jep qetësi.
Krejt këto një ditë kanë me shterru, e dashtun,
n’veti ose për ty, e kjo dashuni, kësi fati,
ka me dekë.
Dhe mos e’m duj për mëshirën ndaj lotëve
që m’lajnë ftyrën.
Kanë m’u harru një ditë ata lotë
që kanë prekë rahatinë tande.
Veç për dashuni m’duj përgjithmonë, n’amshim.
Përktheu: Visar K. Berisha
ObserverKult
Lexo edhe:
N’SE PREJ ZOTIT ASHT THANË ME VDEKË, MA FORT DO T’DUE ATBOTË
Nga: Elizabeth Barrett Browning
Qysh un të due? A e thonë kte shembuj fjale?
Të due aq thellë e nalt e gjanë sa s’mundet
shpirti me ndie veç i prirun kah fundet
e Qënies vetë, kah hiret ideale.
Të due njisoj me diell e me qiri,
si nevojën e qetë t’ajrit përditë.
Pastër si burr qi lavdinë neveritë,
lirshëm si trimi n’luftë për drejtësi.
Të due me besën e vashnisë, të due
siç tallazin e brëngavet qysh motit.
Të due me at’mall qi u duk se pat prendue.
me shënjtët e prenduem, me gaz e lotë…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU