Elona Çuliq: Ka me ardh’ nji kohë

Ka me ardh’ nji kohë
qielli bebe sysh ka me m’u ba,
e ylli fundit farën n’trup tem ka me e hedh
e lutja jote pa qiell ka me mbet.
N’Tokën e premtueme yjet kanë me çilë
dhe n’vyshkje sysh lulet e frymës kanë me u tret,
e jeta ka me m’u ngatërrue flokëve t’djersituna
nga grahmat e dhimbjes t’dalun bojet nga lotët derdhun.
Ka me ardh’ nji kohë
ku ti s’ke me dit sytë kah me i drejtu,
e lutja jote n’Qiell t’huej ka me shku derë m’derë
lëmoshë tu kërku.
N’prag t’pendimit gjunjët kanë me t’lëshu
dhe falja jeme tretun lotëve t’thamë
shpirtin tand n’morsa t’pengut ka me e shtrydhë.
Lutja e dërrmueme ka me I njomun buzët
lotëve t’thamë t’kohës shkueme,
e vedit ka me pas frikë me i pohu,
që lutjen e harrueme n’nji Qiell t’huej,
e lindi për së dyti njaj Qiell që dikur krahët ia ke kthy.

ObserverKult

————————————————

elona çuliq me mujtë

Lexo edhe:

ELONA ÇULIQ: NUK NA MËSUAN DASHNINË…

Nga Elona Çuliq

Ne nuk na mësuan dashninë,
prandaj vrasim,
nuk na mësuan të flasim,
prandaj vrasim.
Fminia jonë, raketë prej letre
lazdrohet në qiellin e duerve të nanës
vetëm ajo ishte gjithmonë
duke na gatue të ardhmen,
duke na la e shpërla nga idhëtinat e kohës,
duke na veshë e zhdeshë në rritjen tonë,
duke na hedhë grushtin e ujit mbas çdo dite të parë të shkollës.
Vetëm nana ishte, gjithmonë,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult