Interperton Elsa Lila
Kam marrë me vete mall
Të lashë vetminë
Ç’pagesë e paktë për ty
Qe miqësinë e pate ligj në jetë
E pate zot.
E lodhur endem sot
Ne dhe të huaj
Nuk ma kuptojnë dot fjalën ndaj edhe vuaj
Ndaj edhe vuaj
E nis e shkruaj.
Kam marrë me vete mall
Të lashë vetminë
Ç’pagesë e paktë për ty
Qe miqësinë e pate ligj në jetë.
E pate zot.
E lodhur endem sot
Në dhe të huaj
Nuk ma kuptojnë dot fjalën ndaj edhe vuaj
Ndaj edhe vuaj
E nis e shkruaj.
Zërat e jetës unë lashë atje tek ti
Heshtjen ka marr
Më ngjajnë të tjera yje
që lodhin e shtegun s’ ma ndrrijnë dot
E kanë kot.
Veç në errësirë
Ndjej diku një dritë
Që shpirtin ngroh
E më kthen të ritë
E di vëlla e di
Është vargu yt.
ObserverKult
———————–
Kliko edhe:
ELSA LILA DHA DHIMBJEN E VETES SI NJË DIVA E KËNGËS, NA DHA HUMUSIN TONË TË BRENDSHËM, PROFESIONALISHT!
Në kapërcyell të këtyre ditëve me ngricë dimri, duke pjekur gështenja, ndoqa natën finale të Festivalit të Këngës 61 në RTSH. Nuk ka dyshim që parada e këngës është një pasqyrë e asaj çka jemi në fund të vitit. Midis dyzimit të parjes në sipërfaqe apo humusit në brendinë, zgjodha të dytën. Është njësoj sikur t’i m’veshësh lëvozhgën e fjalës pas një banketi shik (titull poezie) një gështenje të porsa dalë nga prushi.
Nga Flurans Ilia
Elsa Lila qysh në fillesa të saj si këngëtare ka qenë një fenomen jo i zakontë i hapësirës tonë muzikore. Fituese e Festivalit të Këngës, pjesëmarrëse në Sanremo, Lila është një diva në llojin e vet. E vetme në fakt. Lila është pasqyrë e jona e brendëshme ku shihemi nga jashtë me një “ça ke bo noi gjo t’re?”…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU