Jam askushi! Kush jeni ju?
Mos jeni dhe ju askushi?
Njëlloj te dy, por mos e thuaj,
ta fshehim në një skutë,
sa mërzi të jesh dikushi,
turmës t’i kuakësh si butak,
ta thonë emrin me zulm e kumb
ata që dergjen në batak.
Përktheu: Roland Gjoza
ObserverKult
Lexo edhe:
AMANETET DHE KËRKESAT E SHKRIMTARËVE TË MËDHENJ NGA SHTRATI I VDEKJES
Shkrimtarë të njohur të botës së letrave para vdekjes së tyre kanë thënë fjalët e fundit: prekëse, mesazhe, himne, fatkeqësi, zhgënjim… ajo çfarë jeta dhe bota e tyre e brendshme shpirtërore ka grumbulluar për t’u shprehur në frymën e fundit.
Ja disa prej tyre:
1. Anton Çehov, në shtratin e vdekjes, kërkoi morfinë dhe shampanjë. “Ka kaluar shumë kohë qëkur kam pirë shampanjë për herë të fundit”, – ishin fjalët e fundit që tha.
2. “Tani, miku im, nuk është koha e përshtatshme për të bërë armiq”, – ishin këto fjalët e fundit të Volterit, thënë priftit që i kërkoi të hiqte dorë nga Satanai.
3. Franz Kafka: “Më vrit, ndryshe je vrasës!” Fjalët e fundit të Kafkës i drejtoheshin mjekut të tij, i cili nuk donte t’i bënte një mbidozë vdekjeprurëse morfine. Kafka vuante nga tuberkulozi dhe nuk mund të fliste ditët e fundit të jetës.
4. Aldous Huxley, autori i librit të mirënjohur “Më e mira e botëve”, para se të vdiste, i kërkoi së shoqes t’i jepte një dozë LSD – një lloj droge e njohur për efektet psikologjike – në mënyrë që të ikte nga kjo botë në gjendjen mendore që dëshironte vetë…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU