S’paskam tjetër-ç’të jap, ti e di-
Ndaj këto po t’i dhuroj-
Si nata yjet që i shprush
Syve tanë q’e njohin-
Ndoshta, s’duhen përfillur-
Sa kohë që s’po ndrijnë-
Atëherë-ndoshta, na e plekskan
Rrugën për në shtëpi.
Përktheu: Arben Dedja