Nga Emini Z. Emini
iku shtrëngata dhe dimni iku
gishtat e akujve të thinjun
të ujshme e lëshojnë dhimten e gjamën
për dekën e hyjnisë të tyne të bortë
hala pa i dalë e ftohma tokës
me sy marova turjelë
djellit do vrima me ia bamun
rrezet m’i derdhë mbi ftyrën e dheut
livadhi shkoi e u mbush me kamomile
po ty
ah ty
nuk të pashë aty
mes shoqesh
kur sa s’xuna m’u dorëzue
prush shpërtheve në gemat e prandverës
ditët e mia nisën të marrin frymë nga fryma jote
zojtë krahëblertë kënduen himn për ty
unë
po unë pra
flamur i bardhë mbetun
para t’kuqes tande
pemë e çelun.
*Titulli i origjinalit: “Flamur i bardhë”
ObserverKult
Lexo edhe: