Emin Z. Emini: Pritja e pasosun

emin

hana
anije e vetmueme
e dritueme
çan dallgët e detit të bruztë të qellës

djelli
me durimin e thinjun t’peshkatarit
në bregun e mijëvjeçarëve
digjet

pret përqafimin e saj

ç’pritje e pasosun
dashnija

ObserverKult

Lexo edhe:

CIKËL POETIK NGA EMIN Z. EMINI: VESHUN ME FUSTAN DJELLI