Qëndrojnë pa lëvizur
Plot yje në lartësi
Prej mijëra vitesh e shihen
Me dhimbje për dashuri.
Dhe flasin ata një gjuhë
Të pasur, plot bukuri;
Asnjëri nga filologët
Gjuhën e tyre s’e di.
Po unë atë e mësova
Dhe s’e harrova pastaj;
Më ndihte si gramatikë
Fytyra e dashur e saj.
Përktheu: Petraq Kolevica
ObserverKult
Lexo edhe:
HAJNRIH HAJNE: EMA, MË THUAJ TË VËRTETËN…
Poezi nga Hajnrih Hajne
Ema, më thuaj të vërtetën
mos jam i marrë nga dashuria?
apo është vetë marrëzia
ajo që lind nga dashuria?
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
PETRAQ KOLEVICA VLERËSOHET ME ÇMIMIN “MJESHTËR I ARKITEKTURËS”
Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë vlerësoi me çmimin “Mjeshtër i Arkitekturës” Petraq Kolevicën. Kolevica është një nga arkitektët e parë, që është formuar në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ai gjithë jetën e tij e ka ndarë mes arkitekturës dhe letërsisë.
“Mjeshtër i Arkitekturës” për këtë vit në Shqipëri u vlerësua Petraq Kolevica. Ky çmim iu dorëzua në moshën 85-vjeçare nga Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë në ArTurbina, për veprat e bukura, por edhe për jetën prodhimtare që ka pasur. I lindur edhe i rritur në qytetin e Korçës ndikimet që do të merrte nga piktori Vangjush Mio do t’i reflektonte më pas në zgjedhjet që do të bënte.
Pas studimeve në Universitetin Politeknik të Tiranës, Kolevica do të ishte një nga studentët e parë, që do të përfundonte studimet për Inxhinieri Ndërtimi edhe do t’i dedikohej arkitekturës. Për arkitekturën, por edhe për kontributin që Kolevica ka dhënë në letërsinë shqipe, miqtë edhe kryetari i Shoqatës, Armand Vokshi, e cilësojnë Kolevicën një figurë poliedrike.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult