Asgjë nuk ka mbetur veç dashurisë miku im,
Nga qielli bien gjuhë zjarri, e akull
Vetëm ti, krah meje si rrënjët më mban fort
Ndërsa më rrëmben stuhia e sodit,
Dhe krahët më ikin trupit si mendimet në një pus të shteruar
E, ti më thua se është veç një makth
Ndërsa këmbët, të lodhura dergjen
Plasave të plisit ku zhegu hedh re të shkreta,
Po tash ku jemi, pyes dhe endem
Kohës
Pa stinë
E, ti…
Kjo pemë plot jetë
Më mbështjell
Më mban
Më flladit,
Ndërsa bie
N’ trishtim
Ku reja ka krisur motit
N’sy të lodhun vjetësh…
ObserverKult
Lexo edhe: