Poezi nga Entela Tabaku
kur thu Shkodër
ke thanë zemër
dhe zemra asht e çuditshme
mbahet me gjak
por rreh me ndjenja
dhe gjaku nuk bahet ujë
nuk zhbahet
nuk shpiket
kur vdesim veç ngrin
shkrihet
si ndjenjat
kur m’thu Shkodër
m’ke thanë
zemër
ObserverKult
Lexo edhe:
ENTELA TABAKU: SAPO MË NDODHI DIÇKA SHUMË E ÇUDITSHME
Ka disa vite që po pres
atë që shqiptarët në moshën teme gjithmonë kanë ba:
po pres me u plakë.
Mos e kemi në gen me u plakë shpejt?
Se këtu as plakat nuk plaken.
Kurse ne e lëshojmë vedin herët,
nisim me thanë “u plaka”
“u plake”
sapo fëmijët na rriten pak.
Në fillim jemi vajza
mandej jemi
plaka.
Pse e plakim njena-tjetrën
brez mbas brezi
gra?
Shtyjmë vedin e tjerat me luejtë rolin e plakës:
ejani gra të luejmë plakash,
plaka të nderueme.
Harrojmë vedin,
jetojmë veç për të tjerët.
”Dukesh si vajzë e re” i bajmë kompliment
ndonjenes që nuk hyn në rol,
gruas që i ka katërdhjetë
pesëdhjetë vjet,
e bukur dhe e fortë.
A thue me mendjen e burrave kemi mendu
gra?
Se burrave u pëlqejnë vajzat e reja
e veç të rejave munden me ia dalë.
Kurse ne i njohim mirë.
Mos ndoshta na kanë plakë,
pse plakat nuk dinë asgja?
Ejani të mos plakemi
gra!
ObserverKult