Enver Sulaj: Enigma si shpresë

enver sulaj

Poezi nga Enver Sulaj

Në gërrithat e fletës
Kushedi sa klithma është shkruar
Sa pergamena është djegur
-Flijim për ndjesitë hyjnore.

Enigma rri pezull si shpresa
Që pa vdekjen e të gjithëve.

Nuk do të shkruaj më
As do të shpluhuros tabelat kuneiforme
Në tempullin e harruar mëkatesh.

E para ishte fjala
Pastaj krijimi
E krimi.

Qershor, 2023

ObserverKult  


enver sulaj

Lexo edhe:

ENVER SULAJ: POEMË PËR REFUGJATËT

(Fragment)

Askund s’ka fund,
askund s’ka shpresë
Për natën sterrë, për
pyllin larg
O, Zot, thotë nëna, na
ndihmo pak
Se m’u dogj shpirti, po
m’kullon gjak.

Askund s’ka fund,
askund s’ka shpresë
Për lotin e ëmbël të
foshnjes n’gji
O Zot, thotë nëna, na
ndihmo pak
Se m’u dogj shpirti, po
m’kullon gjak.

Askund s’ka fund,
askund s’ka shpresë
Për plagën e shpirtit që
dhemb tmerrësisht
O Zot, thotë nëna, na
ndihmo sonte
Ta mundim vdekjen që
vjen pabesisht.

Dhe vjen një natë, që
sjell një ditë
Dhe vjen një ditë, që
sjell prapë natën
S’e shuan gjë etjen,
asgjë urinë
Dhembjen për vdekjen,
urrejtjen, zemëratën…

O Zot…
Na ndihmo sonte,
largoje natën
Bëj që dielli të lindë
më shpejt se dje
Se frymën e fundit po
jep një shpirt
Pa e qarë kush n’këtë
fushë, n’këtë dhe.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


ENVER SULAJ: KUR TË VISH NË TEMAL

(Martin Camajt)

Tamli i bardhë ka vu shkrumb në kusi
S’erdhe me e ba provë në pikën e zhegut

Në mrizin e përjetësisë së vargut
Kangën s’e merr me veti gjumi në tymnajë

Nana të pret me kërrabzat e çorapeve në dorë
Që s’i mbathe kurrë në stinën e akullt

Eh, s’thuhet kot
E ambël asht balta që t’bie ma s’mbrami në fytyrë

Kur të vish në Temal
Lehunia e qenve ka me ta diftue shtegun e harruem
Qi t’mos largohesh prap në dimën.

ObserverKult