Enver Sulaj: Gur kufiri në det

Poezi nga Enver Sulaj

Pasaporta ime ka edhe vulën e atdheut
Të tjerat janë gërvishtje në plagë
Hapërime në maratona çmendurake

Ku ta ngul në det një gur kufiri
Ku t’i kalëroj kuajt që hingëllijnë përmallshëm

Lundrojmë tutje shtigjeve të moçme
Ku arbrit lanë gjurmët e gjakut të shprishur.

11 shkurt 2023
(Në tragetin e linjës Durrës-Bari)

ObserverKult


Lexo edhe:

ENVER SULAJ: SHIKIM PARA PASQYRËS NË DITËN E LINDJES