
Ata e njihnin njëri-tjetrin prej tetë vitesh
(e njëri- tjetrin mund të thuash se e njihnin mirë),
Befas dashurisë i erdhi fundi.
ashtu si nje kapele e shtrenjtë, papritmas shitet lirë…
Ndiheshin bosh por shtireshin krejt ndryshe,
provonin puthje sikur asgjë të mos kish ngjarë
vështronin njëri-tjetrin e nuk dinin ç’të bënin,
derisa ajo plasi në të qarë.
Në sfond lundronin anijet
diku dëgjohej muzikë
Ai përmendi se ora qe katër
Fiks koha kafenë për të pirë
E morën rrugën drejt një kafeneje të vogël
Filxhanët përplasën sakaq
Të dy ishin aty deri vonë në mbrëmje
Pa fjalë, pa shikime, në paqë.
Përktheu: Juliana Vogli
ObserverKult