Erina Çoku: Kur të vdes

Erina Çoku

Kur të vdes
duhet t’i kem thënë fjalët:
bukur
mirë
faleminderit
të dua

Nuk mund të vdes
pa qeshur
qarë
puthur
dashur
dashuruar

Ndaj nuk vdes
buzë
sy
zemër
shpirt
të dua

Nuk vdes
pa i thënë të duat e mia.

LEXO EDHE: Erina Çoku: Grimë dashnie