Ernest Koliqi: Lamtumirë

Lâmtumir’! Kaloi prendvera,
muer me vete kângë e fletë;
u thá kopshti e gjethlat era
përtej prrojeve i ka tretë.

M’kan mbulue kujdese tjera
qyshse nisa t’njof, o Jetë;
s’m’ joshin mâ agime e ylbera:
tash Mysterin due me pvetë.

Due m’i a terun lott t’mjeruemit,
n’shgjeta due me i gjuejt’ t’praksuemit
n’shkam të Febos tue zân’ pritën.

T’rrzuemin due t’a çoj nga balta;
due m’u ngjit’ mbi maje t’nalta
me shtegtar’ qi kërkojn’ Dritën…

LEXO EDHE: Ernest Koliqi: Të jam lutë mos me m’u idhnue. E kam ndie…