Që tani le të jetë e qartë: jo thjesht valltarë, as veteranë të valles më s’ka Kanë mbetur veç ato foto bardhezi, riprodhuar kudo nëpër birrari për turistë Ky qe gjyshi im, nën gjithë këtë shkëlqim llaku fotografik: të shuajmë neonin Gjyshin veteran të mund ta shohim më mirë, krahët e tij cung gjer në bërryl Nuk janë mustaqet çka ndajnë përgjysmë faqet, është shpata ndër dhëmbë Shpata e famshme për valle luftarake, shpata për vallen tonë tipike historike Që im gjysh kërcente në rininë e tij, kur s’kishte fotografi, ende s’qe shpikur Thonë, kur gjyshi hidhte vallen me shpata, hidh e prit: nga lart drejt në dorë I mprehtë zbriti tehu, dikur, fatal: e djathta, pas pak dhe e majta ashtu u pre E ja ku cung teproi gjyshi im, me shpatë në gojë, derisa këtej pari një belg Kaloi, me aparatin e vet primitiv si çadër ushtarake malore: aty futi kokën E gjyshin ma futi kështu në histori, gjyshin tim, vetmitar të valles së shpatës Prej vitesh kërcente vetëm një valle dyshe, vetëm fare, shokët e luftës gjithë Në varre, me shpatën që ndryshkej diku në një cep, muzeut Victoria&Albert.