Eugent Bushpepa: Kur bashkë një ëndërr ndamë… (teksti dhe kënga)

Intepreton: Eugent Bushpepa

Jam një udhëtar
Udhëtar i lodhur
Në këtë rrugë pa fund
Të kërkoj, s’të gjej askund.

Tinguj të brishtë, m’kujtojnë kohën
Kur bashkë një ëndërr ndamë.
Dje idhull, tashmë e lënë mënjanë…

Kërkoj me dhimbje, kërkoja ca njerëz
Që thanë se “shpresa e fundit vdes”
Të më japin pak diell,
Të më largojnë errësirën
Dhimbjen të ma shuajnë ngadalë.

Kërkoj mes tyre kërkoja ca njerëz
Që thanë se “shpresa e fundit vdes”
Një udhëtar i vetëm s’do jem.

Më vjen në këtë natë
Në ëndërr
Aromën s’ta ndjej dot.
Koha harron… mundohem kot.

Ora në mur, le të ndalojë kohën
Kur lotët s’më ishin tharë.
Shpirtra të ngurtë
Jetojnë të ndarë…

ObserverKult

LEXO EDHE: Eugent Bushpepa: Çfarë fsheh në zemër, ç’ke në mendje… (teksti dhe kënga)

Më thuaj çfarë ndjen pas asaj buzëqeshjes tënde,
Çfarë fsheh në zemër, ç’ke në mendje,
Në mëkat ti më fton, dhe si engjëll kërkon prapë të jesh…
Largoje pra maskën që ke mbi fytyrën tënde,
Dhe asnjëri nuk do të dëgjoj.
Moje veç n’çast, askush s’ do t’ndjek më nga pas
E kot të më rrish pran’ të tregosh që brengën bashkë ne e ndajmë
Por në të vërtet, djall’ je ti që ëndrrën vret.

Hiqe maskën, maskën e madhështisë
Se ajo ty nuk të shkon
Ti je vetëm një skllav i lavdisë
Për para dhe për pushtet ti lufton
Je egoist në shpirt
Gjithë botën don të kesh
Por jetën time s’mund ta blesh…

Nga po ky këngëtar: Eugent Bushpepa: Jetën do ta fal’ ty…(teksti dhe kënga)

Një pritje e gjatë
E ëmbël e zjarrtë
Ca hapa trokasin si zemër këtë natë
Unë ndjek ritmin e saj
Dy duar që zgjatën përpijnë në ngrohtësi
Ky mall që të djeg nuk njeh kufi as largësi

Si me magji hëna shikimet përpin
Me sjell vegimin tënd…