Eva Tafa: Unë do të iki, i dashur

Poezi nga Eva Tafa

Unë do të iki, i dashur
Gjithçka do të lë:
Kapuqinon,
Barin e preferuar,
Rrugët e qytetit të dashurisë,
Verën,
Vjeshtën,
Dimrin,
Pranverën,
Të gjitha do t’i marrësh,
Edhe xhelozinë që më dha ditë të zeza me ty,
Merri dhe shtrihu bashkë në të njëjtin shilarës,
Me vete do të marr lotët e shpirtit,
Vetëm ato më dhembin
Më dhembin fort, fort.

ObserverKult


Lexo edhe:

EVA TAFA: TI E DI QË TË DUA, KOSOVË

Atë ditë kur trim Abeja, më foli për ty
Kosovë, unë u bëra vajza jote
Atë ditë si një grua shtatzanë, ndieva
Çdo dhimbje
Çdo vuajtje
Çdo plagë
Ti e di që ta dua dhe ta them përditë
Çdo milimetër
Çdo lis
Çdo bjeshkë…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

EVA TAFA: TI JE FLAKA E DASHURISË…

Ti je inteligjenca që din të më rrëmbesh dhe të më bësh të lumtur
Dije më the e tillë je
Oh si je ti
Bandit femër bre
Më vjen të të shtri përdhe,
Të puth,
Të palos si fizarmonikë,
Të ngjis si një plagë e djegur,
Të vendos si unazë në zemër…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

EVA TAFA: MË DESHE SHUMË, SHUMË FORT…