Fabio Volo: Gjëja më e keqe është të humbasësh veten, ndërsa do shumë dikë…

fabio volo:

ObserverKult ua sjellë disa thënie të bukura të shkrimtarit italian, Fabio Volo:

“Njerëzit krenarë janë kokëfortë.
Mund të humbasësh gjithë ditën duke iu lutur për diçka, por kur e ngulisin diçka në mendje, e mbajnë atë mendim.
Nëse ndihen keq, bëjnë gjithçka për të mos rënë në sy.
Mundet edhe të humbasin një dashuri, nëse nuk është personi tjetër që ta hedh hapin e parë.
Ata vetë nuk do të kërkonin asnjëherë të falur.
Por mbi të gjitha, janë të vetëdijshëm se krenaria i bën më të fortë, por jo të lumtur”.

“Njerëzit mendojnë se gjëja më e keqe është të humbasësh një person që e do shumë. Gabohen.
Gjëja më e keqe është të humbasësh veten, ndërsa do shumë dikë.
Gjëja më e keqe është të harrosh se edhe ne jemi të rëndësishëm”.

ObserverKult

————————

Lexo edhe:

AI QË KËRKON TË PËRFITOJË DIÇKA NGA DASHURIA, NUK ËSHTË I DASHURUAR, ËSHTË TREGTAR

——————————–

lexo edhe:

FRAGMENTI I BUKUR I SHKRUAR PËR BABANË NGA FABIO VOLO

Babai im gjithmonë më ka ikur, dhe akoma sot është kështu. Më parë e merrte tutje puna, tani dalëngadalë po ma merr koha, një kundërshtare me të cilën nuk mund të krahasohem, me të cilën nuk mund të konkuroj. Për këtë, tani, jetoj të njëjtën ndjesi pamundësie që përjetoja fëmijë.

Sidomos në vitet e fundit, çdo herë që e shoh e kuptoj që është gjithmonë e më shumë i plakur. Dhe ngadalë, ditë pas dite, e ndiej se më rrëshket nga duart. Dhe tashmë nuk më mbetet gjë tjetër vetëm të shtrëngoj fort majat e gishtave të tij.

Në moshën tridhjetë e shtatëvjeçare, duke e parë këtë burrë të palindur kurrë, më vjen në mendje fraza që Marlon Brando e kishte ngjitur në dhomë: ”Nuk je duke jetuar nëse nuk e di që po jeton”.

Tekstin e plote e gjeni KETU