Fadil Halimi: Në luftë veç kokën ruaje, vogëlushi im!

Shpejt je rritur
Vogëlushi im
E s’mundem me të mbulue
Me trup
Nga plumbat
Dhe shiu që bie sixhim

Ta kapërcejmë edhe këtë mal
E pastaj flasim
Për shpinë
Për shkollën
Për çantën me lodra
Për librat e djegur
Dhe për gjithçka
Që ka mbetur në flakë pas shpine

Në luftë mungon edhe buka
Edhe ilaqet
Por Ti mos u mërzit
As nga vuajtja ime
Është plagë e moçme.

Në luftë
Veç kokën ruaje vogëlushi im
Nga plumbat që bien si shiu

Sepse edhe ky shi,
Edhe plumbat e armikut
E kanë fundin e vet

Thonë në luftë
Kur fëmijët vriten
Liria është afër.

Koliq, prill 1999