Eshtrat e kanë
dashurinë e kaltërirave të pafund.
Eshtrat e kanë dashurinë e ujqve të uritur.
Eshtrat e kanë
dashurinë e shkëmbinjve të mençur.
O, edhe eshtrat
kanë dashuri, më besoni,
edhe eshtrat kanë dashuri.
2.
Eshtrat janë
vallëzuesit e mallkimit.
Eshtrat
(në lojën e tyre
të çmendur)-
janë krahnezët e lehonave
që lindin fëmijë
të paemër,
Eshtrat
janë miqtë e flakës-
të flakës
që ngjall
që lind
që mbyt,
Eshtrat
vallëzuesit e mallkimit.
3.
Eshtrat janë
lojëtarët e parë të stuhive të çmendura.
Eshtrat janë
skyfterët e uritur të agimeve pa diell.
Eshtrat janë
dasmorët e dasmave pa krushq.
Eshtrat janë
ushtarët e lodhur të shtigjeve të pava-
ku erërat e thajnë palcën e vet,
ku shkëmbi plas si loti.
ObserverKult
—————————————————————————–
Lexo edhe: