Fahredin Shehu: Bija ime, ke dëgjuar si gënjejnë?

bija ime poezi nga fahredin shehu observerkult

Bija ime, poezi nga Fahredin Shehu

Bija ime
ke dëgjuar si gënjejnë
për sukseset e trilluara
dhe një armatë gënjeshtarësh
promovojnë atë çmenduri
e të bëjnë t’u besosh zotave
që emërtoheshin nga po ata
gënjeshtarë në bazë të yjeve
të yjësisë sonë më të afërt
kur të kaplojë etja për një frymë babai
dhe fjalët e vërtetësisë që ato bartin me vete
dhe kur të merr malli të shohësh
ku përfundojnë martirët e dashurisë
për Zotin dhe për njeriun
në epitafin tim do të lexosh
“janë dy këmbë që të çojnë në parajsë
njërës lija emrin Dije e
tjetrës Dashuri”

ObserverKult

Lexo edhe:

FAHREDIN SHEHU: TABUTI I RAHOVECIT