Platoja e smeraldtë e lëngshme
u ringjall kur futa këmbën
time të djathtë në ato ujët
e çiltërsisë
substrati fund ujit qe i ftohtë
gjeometria e bruzit me flori
të mbushur në të çarat e saj
qe e ftohtë, pothuaj Menthol
Me vete bartja porosinë në
vathin e veshit të majtë dhe
hartën për në tokën e pa emër
në lëkurën mbi zemër
të mbuluar me qime ashtu që
ta dëbojnë secilin armik
të akcilit lloj
Kur Neptuni e mori fronin dhe
epoka e Ujorit shpalosi
devorènën e saj
krejt papritmas zbulova
përse unë isha aq i kllaposur
me:
të kaltërtën
të bruztën
të smeraldtën flakë
lëngje, pigmente, veshëmbathje, frute të papjekura, madje
edhe aroma të jeshiltës dhe
të Oqeanit erëmimet
më ngrisnin në hava
në ditë të ngrohta te verës
Njerëzit qeshnin
më përqeshnin
veç një piktor e mori brushën
dhe e pikturoi shpirtin tim
aq të vjetër
të vjetër sa graniti i errët
sa ujët e Oqeanit
sa një milingonë e kapur
në një gungë çilibari të hedhur
në bregun e detit Baltik që
të vërtetoj një tjetër
lloj ekzistence
të dëshmoj një jetë plot afsh
të dëftoj se si me dashuri
Krijimi doli nga
Plethora e energjisë së dendur
Unë e dua kaltërsinë
aq më bën
për shpirtrat e mjegulluar