Nga Oriana Fallaci
Nuk asht e vërtetë që nuk beson në dashuni.
Ti beson aq shumë në të,
sa të shkërmoqë,
sepse sheh kaq pak
edhe pse ajo çka sheh nuk asht kurrë e përsosun.
Ka miliona ma të mirë se ai.
Ka me miliona ma të mirë se ai!
Ka miliona edhe ma të mira se unë.
Megjithatë unë nuk i njoh
ata ma të mirët se ai, dhe unë nuk mundem
me shku jetën teme tuj pritë me i njohë ata.
Gjithsesi nëse do të shikojmë për perfeksionin tek një burrë,
tash po m’duhet me dashtë të shejtit por shejtit kanë vdekë me kohë,
dhe unë nuk shkoj në shtrat me kalendar.
Nuk isha tuj kërku trupin tand…
as përqafime të tërbume apo të ambla.
Nuk ishte trupi që isha tuj kërku,
por shpirti jot,
mendimet tueja,
ndjenjat tueja,
andrrat tueja,
poezitë tueja.
Vdekja e një dashnie asht si vdekja e një njeriu të dashtun.
Len të njëjtën agoni, të njëjtën zbrazëti,
të njëjtin refuzim për me ju dorëzu asaj zbrazëtie,
edhe nëse e ke pritë,
apo e ke shkaktu, ndoshta dashtë për vetëmbrojtje
ose arsye të shndoshtë ose edhe nevojë për liri.
Kur mbërrin ti ndihesh e pavlefshme, e gjymtume.
Sepse,
jeta ka katër shqisa:
me dashtë, me vuejtë, me luftu e me fitu.
Ata që duen vuejnë, ata që vuejnë luftojnë dhe
kush lufton fiton.
Duej shumë, vuej pak, lufto shumë, fito gjithmonë.
Përshtati në shqip: Arjola Zadrima
ObserverKult
================
Lexo edhe:
ORIANA FALLACI: GRUAJA VAZHDIMISHT DUHET TË LUFTOJ!
Nga Oriana Fallaci
“Të jesh grua është kaq magjepsëse. Është një aventurë që kërkon guxim të tillë që të ndërmarrësh një sfidë që nuk është kurrë e mërzitshme.
Do të keni shumë gjëra për të bërë nëse lindni grua.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult