Fatbardha Xhani Myslimaj: Dashuria është …

Dashuria është mënyra si më lëndon
Si më thua më pas më fal…
Edhe kur më mos ta kem
Nuk do të jem pa te!

Dashuria është mënyra si më largon
Mënyra se si ti më afron…
Edhe kur më mos afrohesh
Larg s’do të jesh!

Dashuria është mënyra si hesht,
Mënyra si papritur ti më flet…
Edhe kur të mos flasësh
Zërin do ta dëgjoj!

Dashuria është mënyra si ikën
Mënyra si, sërish ti vjen…
Dhe sikur më të mos vish
Prapë me ty do të jem!

Dashuria është liria ime
Dhe qielli pafund që s’mungon!!

ObserverKult

Lexo edhe:

ENTELA TABAKU: ROZAFËN E PRENË NË BESË…