Një shelg mbi ujin e lumit,
Poet që peshkon poezi,
Harkuar degë filispanjat…
Peshkon në terrin e zi!
I them: – Dëgjomë, o shelg,
Nuk zihet një Hënë me grep,
E arta ndriçon përmbi ty,
Poete përmbi çdo poet!
… E vitet vijnë e shkojnë,
Somnambul shkon për peshkim,
Pret Hënën t’i dridhet mbi ujë
E zë një cironkë – masturbim!
Lexo edhe: