Fatmir R. Gjata: Kujtimet

fatmir r gjata

Ç’të bëjmë me kujtimet, më thuaj
t’i lëmë harlisur mbi bar
Të etur, zhgënjyer, të huaj
me lotë të ngrirë e të tharë.

Por jetë vazhdon e kurdisur,
nga dorë e një Zoti të lashtë
Në dorë mbet një ëndërr e grisur
e thurur me penj e me kashtë.

Tashmë s’dimë ç’bëjmë, çfarë thua
vërtetë të mbarojnë historitë
Fillojnë me oh zëmër të dua
e treten pa shpresë e pa dritë.

E muret na ngrihen midis,
na gjetën të lodhur, kushdi
Shkojnë fshehtas ca vjet të rinisë
e mbetemi thjesht në vetmi.

Atëherë shkojmë përtypim të vjetër,
shtojmë arna në trup gjithsesi
Veç ëndërr, muzikë apo letër
Zë zgjon një kujtim përsëri…

ObserverKult