Fatmir S. Baçi: Mezi që pres të t’shoh sërish

Mezi që pres të të shoh sërish,
Si dikur të ma thuash ëndrrën.
Pas një nate të gjatë, butësisht,
Agut në vesh pëshpëritmë për hënën.

Larg dhe unë të iki nëpër vite,
Kaltërsive një dallgë të gjej në det
Për ca flokë të derdhur, rreze drite,
Mbeti malli i gjatë sa një jetë.

Dy fëmijë të çmendur ledhatohen,
Ndërsa deti fshan se diçka di.
Puthen, tremben, puthen e harrohen,
Dallga rërës gjurmët pas ia fshin.

Ç’pati jeta me ata të çartur?
Përse kënga u këput në mes?
Ndërsa plaga mbeti plagë e hapur,
Faqet loti kripë në shpirt i ndez.

Si u humbëm, ikëm a ndaluam?
Si duruam vite ne kështu?
Ç’mallkim qe, thuaj ku gabuam?
Si s’u gjetëm, ku qe fshehur, ku?

Mezi po pres të të shoh sërish,
Si dikur të ma thuash ëndrrën,
Pas një nate të gjatë, qetësisht,
Agut në vesh pëshpëritmë për hënën.

ObserverKult

Kliko edhe:

REDON MAKASHI: MEZI PRES TA TAKOJË… (TEKSTI DHE KËNGA)

mezi pres redon makashi

Ja zilja ra, ora mbaroi
mezi po pres që ta takoj
dhe vajza duket, me çantë në dorë
si një flutur ajo vrapon

Se do ti them, asaj
të dua ty moj vajzë
ty moj vajzë

midis të tjerëve
shpejt e dalloj
shoh sytë e saj që s’janë të qetë
dhe më kërkojnë
vajza duket, me çantë në dorë
si një flutur ajo vrapon

Dhe ja drejt meje niset nxiton
me sytë e saj që s’janë të qetë
dhe më kërkojnë.

ObserverKult