Zemra pyet, a do të vish?

Poezi nga Fatmir S. Baçi

Ikën, kthehesh e dhimbja
Dhëmb e pushon kur ti je
Zanë dhe këngë nëpër ëndrra
E ëndërr e largët mbi re.

Dëbora ka zbritur rrëkeve
E mali këmbeu këmishë
Bajamet çelën dritareve
E zemra pyet, a do të vish?

Ikën e tek mua harrimi
Mbetet të më heqë mërzinë
Një dritëz e vakët përçmimi
Prej syve që humbën shtëpinë

Derën do ta le të hapur
E zjarrin ndezur do mbaj
Një lule për ty sapo ka çelur
E një gonxhe gati pas saj.

ObserverKult


marsel lela

Lexo edhe:

MARSEL LELA: DIÇKA ME RËNDËSI

Do të them diçka me rëndësi thelbësore,
diçka të kthjellët si “a kemi bukë për sonte?”
Diçka të thjeshtë si qumështi që gufon mbi zjarr,
të pastër si gjumi i tim biri.
Do të them diçka, mik, që e di veç fara e grurit
që për të jetuar i duhet më parë të vdesë.
Diçka të mundimshme si muzika e shkruar në letër,
si gozhdët në shputat e Krishtit.
Diçka të tmerrshme si kënga e korbit,
të trishtë si njeriu,
të pamundur si lumturia.
Diçka që ka qiellin për mantel dhe terrin për pelena.
Do të them diçka që nuk thuhet me fjalë,
nuk luhet me vegla muzikore,
nuk hidhet në telajo,
nuk gdhendet në gurë,
diçka që poetëve u kall datën dhe filozofëve nuk ua rrok mendja.
Do të them diçka të murgët si pëshpërima në shkretëtirë,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


Marsel Lela

MARSEL LELA: JU QË JENI LARG

Për të gjithë ju që jeni larg
Ka një mungesë bojëtrëndafili
Në zemrën e këtij trualli,
Që malcohet e fryhet çdo ditë në pritje.

Ka fjalë se jeta që bëni andej
Nuk ia hedh më as sytë këtij oborri të vjetër
Ku piqet një limon, fëmijëve të lagjes
Që mbushin oborret me jetë,
Apo çentrove të gjyshes në dritaret e drunjta;

Por askush nuk thotë një fjalë për kokën dhe zemrën
Që shtrydhet në morsën e mallit tuaj,
Duke u rrekur me mundim të ruajë
Hijet e kësaj jete të shkuar.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult