Poezi nga Fatos Arapi
Ç’dhembje qenka të dashurosh ty.
Dashuritë e tjera lindin vetëm një herë,
vdesin vetëm një herë.
Pastaj prehje, qetësi, harrim.
Ti – dhe lindje eterne,
dhe vdekje eterne e dashurisë.
Ç’dhembje qenka të dashurosh ty.
ObserverKult
Lexo edhe:
“OH”, POEZIA E FATOS ARAPIT KUSHTUAR TANJËS, TË DASHURËS BULLGARE
Tanja ishte dashuria e jetës së Fatos Arapit. Shkrimtari i madh kur kishte bërë shkollën në Sofje kishte bashkëjetuar me Tanjën për disa vjet. Dhe nuk e kishte harruar dot.
Poeti Bardhyl Londo disa herë ka folur rreth një takimi emocional të Fatosit me Tanjën, ku ishte dëshmitar i emocionalitetit të poetit.
Në vitin 1987 më ra rasti të shkoj në Bullgari me poetin tonë të madh e të paharruar Fatos Arapi në një takim shkrimtarësh ballkanikë. Fatosi kishte studiuar atje dhe Tanjën që e kishte dashur e që nuk e kishte fshehur asnjëherë edhe pas prishjes së marrëdhënieve. Emrin e saj e përmendte shpesh në poezi: Dashuritë me emrin Tanja, tragjeditë me emrin Tanja.
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU